Mbi 8 milionë italian e shikuan ndeshjen Juventus – Milan

Mbi 8 milionë italianë e kanë parë ndeshjen Juventus – Milan, e cila është luajtur të premten mbrëma në kuadër të ndeshjes kthyese të gjysmëfinales në Kupën e Italisë, njofton Fottball- Italia.

Juventus – Milan, ishte ndeshja e parë që u zhvillua në Itali, pas ndërprerjes së futbollit në këtë vend për shkak të coronavirusit.

Kjo ndeshje është zhvilluar pa praninë e tifozëve në stadium për shkak të rrezikut për coronavirus, e cila përfundoi me rezultatin 0-0, por Juventusi u kualifikua në finale të Kupës së Italisë, falë barazimit 1-1, në San Siro.

Kjo shifër tregon se sa i ka munguar italianëve futbolli i cili ishte i pezulluar për tre muaj.

Sot prej orës 21:00, do të luhet ndeshja tjetër e gjysmëfinales së Kupës së Italisë, ndërmjet Napolit dhe Interit.

Finalja e Kupës së Italisë do të luhet më 17 qershor.