Martinez i gatshëm që të transferohet në Barcelonë

Lautaro Martinez është duke kaluar një sezon fantastik me Interin, duke qenë i padiskutueshëm në formacionin e skuadrës së Antonio Contes.

Argjentinasi deri tani i ka luajtur 13 ndeshje të gjitha kompeticionet duke i shënuar shtate gola dhe dy asistime.

Falë formës së mirë të 22 vjeçarit, shumë klube të mëdha europiane kanë shfaqur interesim për të, si Manchester United e Barcelona.

Gazeta e njohur spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se Martinez do ta pranonte një transferim të mundshëm të tij në Barcelonë.

Blaugranët janë të gatshëm që ta transferojnë Martinezin si zëvendësues të Luis Suarezit.

Për ta sjellë Lautaron në “Camp Nou”, Barca duhet të paguaj rreth 100 milionë euro për argjentinasin.