Marrota: Lautaro është pasuri për ne

Inter është duke kaluar një sezon fantastik nën drejtimin e Antonio Contes në Serie A.

Pas 14-ve xhirove Interi e ka marrë vendin e parë me 37 pikë, duke e mposhtur Spalin me rezultat 2-1, me golat e sulmuesit argjentinas Lautaro Martinez.

Martinez është duke kaluar në formë të mirë, pasi deri më tani në Serie A, i ka shënuar tetë gola dhe një asistim duke u bërë titullar i padiskutueshëm për Conten.

Pas formës së mirë të Martinezit, mediat europiane shkruajnë se sulmuesin argjentinas po e monitoron Barcelona e cila e dëshiron si pasuses të Luis Suarezit.

E për Martinezin, ka folur Administratori i Deleguar për Çështjet Sportive te Interi, Giuseppe Marotta, duke thonë se sulmuesi argjentinas do të rinojnë së shpejti kontratën me Interit dhe nuk e ka ndërmend të largohet nga qyteti i Milanos.

 

“Lautaro është pasuri për ne dhe duke qenë se Interi synon të arrijë majat e futbollit, nuk mund të shesë më të mirët. Ne jemi të qenë sa i përket rinovimit, pasi e dimë që djaloshi ka respekt për skuadrën dhe ata që e kanë sjellë këtu, ndaj nuk parashikoj probleme në këtë aspekt”, deklaroi Marotta.