Marko Pjaca afër transferimit në Cagliari

Sulmuesi anësor i Juventusit, Marko Pjaca, shumë shpejtë pritet të bëhet me skuadër të re.

Kroati është rikthyer pas lëndimit që kishte dhe ka bërë nëj paraqitje me Juventusin në këtë vit ndaj Udineses në Kupën e Italisë.

Konkurrenca e madhe në fazën e sulmit te Juventusi, ka bërë që Pjaca të mendoj për një huazim gjashtë mujor.

Sipas “Sky Sport Italia”, 24 vjeçari është afër transferimit te skuadra e Cagliarit.

Pjaca u transferua në Juventus në verën e vitit 2016, që atëherë ka bërë vetëm 21 paraqitje për bianconerët dhe është huazuar te skuadra e Schalkes dhe Fiorentinës.