Mario Mandzukic i bashkohet Milanit

Milani është përforcuar me sulmuesin kroat Mario Mandzukic.

Mandzukic iu është bashkuar skuadrës italiane me një kontratë gjashtë mujore deri në fund të këtij sezoni me mundësi vazhdimi.

Kroati do ta mbajë numrin 9 në fanellën e Milanit.

Kujtojmë se Mandzukic ishte pjesë e Juventusit për pesë vite, nga viti 2015 deri në vitin 2020.