Mario Gotze do të largohet nga Dortmundi

Mesfushorit gjerman Mario Gotzes do t’i përfundoj kontrata me Borussia Dortmundin me 1 korrik të këtij viti.

27 vjeçari nuk ka arritur ta vazhdojë kontratën me Dortmundin dhe do të largohet nga “Signal Iduna Park”.

Largimin e Gotzes nga Dortmundi e ka konfirmuar drejtori sportiv i kësaj skuadre Michael Zorc, për Sky Germany.

“Ne do të ndajmë rrugët me Mario Gotzen këtë verë. Ishte vendim i dyanshëm dhe i marrë me respekt. Mario është njeri i madh. Është po ashtu lojtar shumë i mirë që vjen nga sistemi ynë i të rinjve. Por është po ashtu në shpirtin e tij që të shikojë për punë të re. Ndoshta jashtë Gjermanisë”, ka bërë të ditur Michael Zorc.

Gotze u kthye në Dortmund në vitin 2016 nga Bayern Munchen, pasi i kishte kaluar tre vite te bavarezët prej transferimit të tij nga kjo skuadër.

Kampioni i botës me Gjermaninë, pritet t’i bashkohet Milanit si lojtar i lirë në merkaton e verës.