Marcus Rashford hynë në histori të Ligës së Kampionëve, për hat-trickun më të shpejtë si zëvendësues

Marcus Rashford ka shkëlqyer në fitoren e Manchester United ndaj Leipzigut të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi anglez shënoi hat-trick, i cili u inkuadrua në këtë lojë si zëvendësues në minutën e 63’, në vend të Mason Greenëoodit.

Rashford u bë lojtari i pestë në histori të Ligës së Kampionëve që shënon tre gola si zëvendësues, koha e tij është më e mira prej 27 minutave, duke e kaluar rekordin e Kylian Mbappes, që kishte realizuar tre gola brenda 38 minutave.

Gjithashtu, 22 vjeçari u bë lojtari i dytë i skuadrës angleze që shënon hat-trick si zëvendësues.

Hera e fundit ishte në vitin 1999, kur kishte realizuar Ole Gunnar Solskjaer ndaj Nottinghamit.