
Maqedonia e Veriut tregohet e fortë për Armeninë (VIDEO)
05.9.2020 - 18:46
Maqedonia e Veriut ka shënuar fitore me rezultat 2-1, ndaj Armenisë, e cila u luajt në kuadër të Grupit 2, në Ligën C.
Ezgjan Alioski i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 5’ nga penalltia të cilën e fitoi futbollisti i Napolit, Eljif Elmas.
Vendasit e dyfishuan epërsinë me Ilija Nestorovskin në minutën e 38’ po ashtu nga penalltia të cilën e fitoi Elmas.
Mysafirët arritën ta ngushtojnë rezultatin në minutën e 90+4’ me Tigran Barseghyan nga penaltia.
Maqedonia e Veriut ndeshjen e radhës do ta luaj ndaj Gjeorgjisë më 8 shtator, në kuadër të këtij grupi.
Kujtojmë se më 8 tetor, Maqedonia e Veriut, e pret Kosovën në Shkup, për duelin e play-off-it.