????????????????????????????????????

Mankendës po i mungon goli te Prishtina

Sulmuesi anësor i Prishtinës, Gathuier Mankenda ka folur për faqen zyrtare të klubit para ndeshjes ndaj Trepçës ’89 që zhvillohet në kuadër të xhiros së katërt në Superligë.

23 vjeçari ka thënë se ndeshja e nesërme nuk do të jetë e lehtë për ta, por kryeqytetasit udhëtojnë drejt Mitrovicës për rezultat pozitiv.

“Ndeshja e nesërme nuk do të jetë e lehtë, skuadra vendase në fushën e vet është maksimalisht e motivuar kundër ndesh. Por, kjo neve aspak nuk do të na pengoj apo të na ndal të arrijmë qëllimin tonë. Jemi të përqendruar të japim maksimumin për të arritur objektivin”, ka deklaruar Mankenda.

Mankenda ka thënë se po i mungon shumë goli, por rezultatet e ekipit janë me më rëndësi për të.

“E vërtet që jam golashënuesi më i mirë i skuadrës dhe po më mundon që megjithëse po luaj nuk po shënoj, por jam duke punuar shumë që të vijnë golat. E di që përmes ndihmës së bashklojtarëve dhe trajnerëve do t’ia arrijë qëllimit. Megjithatë objektivi i ekipit mbetët parësore dhe gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Gauthier Mankenda i cili me 29 golat e shënuar është realizuesi më i mirë i skuadrës.

Trepça ’89 – Prishtina, luhet të mërkurën në Mitrovicë nga ora 15:00, në stadiumin “Riza Lushta”.

????????????????????????????????????