Mandzukic: Do të jetë një nder i vërtetë ta barti fanellën e Milanit

Milani sot ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit kroat, Mario Mandzukic.

Mandzukic iu bashkua italianëve si transafer i lirë, pasi që gjashtë muaj ishte pa skuadër.

Kroat sot është prezantuar në ambientet e Milanit dhe do ta bartë numrin 9.

34 vjeçari ka thënë se është nder për të që do ta  bartw fanellën e Milanit dhe do të jap gjithçka për ta nderuar këtë klub

“I jam mirënjohës drejtuesve të AC Milan për mundësinë për t’u bashkuar me këtë klub të shkëlqyeshëm – do të jetë një nder i vërtetë të barti këtë fanellë dhe ‘të luftoj’ për rossonerët. Unë vetëm mund të premtoj të jap më të mirën time në çdo ndeshje dhe të provoj të ndihmoj ekipin në çdo mënyrë që të mundem. Së bashku, unë jam i sigurt që ne mund të përmbushim ëndrrat e çdo tifozi kuqezi – dhe ka shumë prej tyre në Kroaci. Të gatshëm për të luftuar’, ka thënë Mandzukic.