Manchester Unitedi triumfon ndaj Tottenhamit

Manchester Unitedi ka shënuar fitore me rezultat 1-3, ndaj Tottenhamit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 31-të në Premierligë.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me Heung Min Sonin në minutën e 40’.

Mesfushori brazilian Fred e barazoi rezultatin në minutën e 57’.

Edison Cavani shënoi për 1-2 në minutën e 79’.

Për rezultatin përfundimtar 1-3, shënoi Mason Greenëood në minutën e 90+6’.

Pas kësaj fitoreje Manchester Unitedi pozicionohet në vendin e dytë me 63 pikë.

Kurse, Tottenhami mbetet në vendin e shtatë me 49 pikë.