Manchester Unitedi triumfon ndaj Granadës

Manchester Unitedi ka shënuar fitore me rezultat 0-2, ndaj Granadës në kuadër të ndeshjes së parë të çerekfinales në Ligën e Europës.

Marcus Rashford shënoi për 0-1, në minutën e 31’.

Për t’i dhënë fund çështjes së fituesit mesfushori portugez Bruno Fernandes shënoi në minutën e 90’ për 0-2 nga penalltia.

Ndeshja e kthimit luhet më 15 prill.