Manchester Unitedi përmbys rezultatin dhe fiton ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester Unitedi ka shënuar fitore me rezultat 1-3, ndaj West Hamit në kuadër të xhiros së 11-të në Premierligë.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 38’ me Soucekin.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Trajneri i Unitedit reflektoi në pjesën e dytë duke i bërë tri zëvendësime të menjëhershëm duke futur në lojë, Bruno Fernandesin, Rashfordin dhe Juan Matën, të cilët dolën të ishin zgjidhje ideale.

Pogba e barazoi rezultatin pas asistimit të Fernandesit në minutën e 68’.

Unitedin e kaloi në epërsi Greenwoodd në minutën e 86’.

Për 1-3, shënoi Rashford pas një asistimi  të mirë nga Mata.

Pas kësaj fitoreje Manchester United ngjitet në vendin e katërt me 19 pikë.

Kurse, Ëest Hami mbetet në vendin e shtatë me 17 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.