Manchester Unitedi mposht Fulhamin dhe merr kreun e tabelës

Manchester Unitedi ka shënuar fitore minimale me rezultat 1-2, në kuadër të xhiros së 18-të në Premierligë.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me Lookmanin në minutën e 5’.

Edison Cavani e barazoi rezultatin në minutën e 21’.

Golin e fitores e shënoi Paul Pogba në minutën e 65’ për t’i kaluar në epërsi “Djajt e Kuq”.

Pas kësaj fitoreje Manchester Unitedi ngjitet në vendin e parë me 40 pikë.

Kurse, Fulhami në vendin e 18-të me 12 pikë.