Manchester Unitedi ia shkakton humbjen e parë Cityt pas 28 ndeshjeve

Manchester Unitedi e ka fituar derbin e qytetit, duke e mposhtur Manchester Cityn me rezultat 0-2, në kuadër të xhiros së 27-të.

Unitedi i Solskjaerit e ka ndalur ecurinë e Manchester Cityt, duke ia shkaktuar humbjen e parë pas 28 ndeshjeve.

Bruno Fernandes shënoi për 0-1, në minutën e 2’, nga penalltia.

Mbrojtësi anglez Luke Shaë shënoi për 0-2, në minutën e 50’.

Pas kësaj fitoreje Unitedi mbetet në vendin e dytë me 54 pikë, 11 më pak se City që është në vendin e parë.