Manchester Unitedi eliminon Romën dhe kualifikohet në finale të Ligës së Europës

Manchester Unitedi ka pësuar humbje me rezultat 3-2, nga Roma në kuadër të ndeshjes kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Europës.

Megjithatë, skuadra angleze është kualifikuar në finale falë  fitores në ndeshjen e parë me rezultat 6-2, dhe me rezultat të përgjithshëm 8-5 nga të dy ndeshjet.

Edison Cavani i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 39’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.

Edin Dzeko shënoi për 1-1, në minutën e 57’.

Për 2-1, shënoi mesfushori Cristante në minutën e 60’.

Ishte përsëri sulmuesi Edison Cavani që shënoi për 2-2, në minutën e 68’.

Alex Telles shënoi autogol për rezultatin përfundimtar 3-2.