Manchester Unitedi eliminon Liverpoolin nga FA Cup

Manchester Unitedi ka shënuar fitore me rezultat 3-2, ndaj Liverpoolit në kuadër të 1/16-tës së finales në FA Cup.

Mohamed Salah e hapi serinë e golave për mysafirët duke i kaluar në epërsi në minutën e 18’.

Mason Greenëood e barazoi rezultatin në minutën e 26’ pas asistimit të Marcus Rashfordit.

Rashford i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 48’.

Ishte përsëri Salah që shënoi për Liverpoolin për ta barazuar rezultatin në minutën e 58’.

Për 3-2, shënoi Bruno Fernandes në minutën e 78’ një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.