Manchester United shënon fitore të thellë ndaj Laskit (VIDEO)

Manchester United ka fituar me lehtësi ndaj Laskit, me rezultat 5-0, ndeshje e vlefshme për 1/8 e finales në Ligën e Europës.

Pas kësaj fitoreje, United pothuajse e ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Europës.

Anglezët golin e parë e shënuan në minutën e 28’ me sulmuesin nigerian Odion Ighalo.

Daniel James e dyfishoi epërsinë në minutë ne 58’.

Për 3-0, shënoi Juan Mata në minutën e 82’.

Në minutat shtesë “Djajtë e Kuq”, i shënuan edhe dy gola me Greenwoodin dhe Pereiran.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.