Manchester United njofton për transferimin e Bruno Fernandesit

Manchester United ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Sportingin, për transferimin e mesfushorit portugez Bruno Fernandes.

United ka shkruar se Bruno Fernandes, do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe do të nënshkruaj kontratë.

Klubi anglez nuk ka bërë të ditur shifrën e transferimit të mesfushorit portugez, por siç shkruajnë mediat e huaja, United do të paguaj 55 milionë euro për 25 vjeçarin.

Mesfushori 25 vjeçar, është në super formë në këtë sezon duke i shënuar 15 gola dhe 14 asistime në të gjitha kompeticionet.