Manchester United- Newcastle ndeshja më e shikuar në histori të Premierligës

Vikendin që shkoj, Manchester United u përball kundër ekipit Newcastle në kuadër të javës së xhiros së katërt në Premierligë.

Në këtë përballje debutoi edhe transferimi më i ri i United, Cristiano Ronaldo, i shënoi dy gola në fitoren e “Djajve të kuq” me rezultat 4-1.

Përveç që e  ndihmoi ekipin ne arritjen e fitores, debutimi i  Ronaldos kishte edhe një efekt tjetër , përballja e se shtunës ndërmjet United dhe Newcastle u përcoll më shumë se  8.6 miliona persona në TV në Angli, raporton PurelyFootball.

Kjo njëherë ishte ndeshja më e shikuar në gjithë historinë e Premierligës.

Ndeshjen e radhës Manchester e zhvillon nesër në kuadër të Ligës se Kampionëve ku do pritet të ketë punë të lehtë ndaj Young Boys.