
Manchester United mposht Basaksehirin (VIDEO)
24.11.2020 - 23:07
Manchester United ka shënuar fitore me rezultat 4-1, ndaj Basaksehirit në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Bruno Fernandes e hapi serinë e golave duke shënuar një gol të bukur në minutën e 7’.
Për 2-0, shënoi përsëri mesfushori portugez në minutën e 19’.
Për 3-0, shënoi Marcus Rashford nga penalltia në minutën e 35’.
Mysafirët e ngushtuan epërsinë në minutën e 75’, me Turucin.
Daniel James shënoi për 4-1, në minutën e 90+2’.
Pas kësaj fitoreje Manchester United pozicionohet në vendin e parë me nëntë pikë në Grupin H.