
Manchester United merr kreun e tabelës pas fitores ndaj Burnleyt (VIDEO)
12.1.2021 - 23:17
Manchesester Unitedi ka shënuar fitore me rezultat 0-1, ndaj Burnleyt, ndeshje e mbetur nga xhiroja e parë në Premierligë.
Goli i vetëm u shënua nga mesfushori francez Paul Pogba në minutën e 71’.
Pas kësaj fitoreje Manchester Unitedi pozicionohet në vendin e parë me 36 pikë, tri më shumë se Liverpooli që pozicionohet në vendin e dytë.
Në xhiron e ardhshme Unitedi do të përballet me Liverpoolin.