Manchester United ia shkakton humbjen e parë Mourinhos me Tottenhamin (VIDEO)

Manchester United ka shënuar nëj fitore të rëndësishme ndaj Tottenhamit, me rezultat 2-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 15-të në Premierligë.

Marcus Rashford kaloi vendasit në epërsi në minutën e 6’ me një gol të bukur.

Dele Alli e barazoi rezultatin në minutën e 39’.

Ishte përsëri Rashford që shënoi në minutën e 49’ për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 2-1.

Kjo është humbja e parë e Jose Mourinhos, nën drejtimin e Tottenhamit, pasi në dy xhirot e kaluara ka shënuar fitore.

Pas kësaj fitoreje Manchester United pozicionohet në vendin e gjashtë me 21 pikë.

Kurse Tottenhami në vendin e tetë me 20 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.