Manchester United fiton ndaj Az Alkmaarit dhe e kalon grupin (VIDEO)

Manchester United ka shënuar fitore të lehtë ndaj skuadrës holandeze AZ Alkmaar me rezultat 4-0, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Europa League.

Pas kësaj fitoreje Manchester United është pozicionuar në vendin e parë me 13 pikë në Grupin L.

Kurse AZ Alkmaar në vendin e dytë me 9 pikë, po ashtu duke e kaluar edhe skuadra holandeze grupin.

Ashley Young i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 53’.

Për rezultatin 2-0, shënoi sulmuesi i ri anglez Greenwood në minutën e 58’.

Për 3-0, shënoi Juan Mata në minutën e 62’ nga penalltia.

Greenwood shënoi përsëri në minutën e 64’ për rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje 4-0.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.