Manchester United fiton me lehtësi ndaj Leipzigut (VIDEO)

Manchester United ka shënuar fitore të lehtë 5-0, ndaj Leipzigut, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Mason Grenwood, i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 21’, pas asistimit të Pogbas.

Për 2-0, shënoi Marcus Rashford në minutën e 76’.

Në minutën e 78’ Rashford e trefishoi epërsinë e Unitedit.

Anthony Martial shënoi për 4-0.

Për 5-0, Marcus Rashford shënoi në fundin e lojës për ta kompletuar hat-trickun e tij në këtë ndeshje.

Pas kësaj fitoreje Unitedi pozicionohet në vendin e parë me gjashtë pikë në Grupin H.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.