Manchester United fiton me lehtësi ndaj Aston Villës (VIDEO)

Manchester United ka shënuar një fitore të lehtë ndaj Aston Villës, me rezultat 3-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 34-të në Premierlige.

Mesfushori portugez, Bruno Fernandes i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 27’.

“Djajt e kuq”, e dyfishuan epërsinë me sulmuesin e ri anglez Mason Greenwood në minutën e 45+5’.

Golin e tretë për skuadrën e drejtuar nga Ole Gunnar Sloksjaer e shënoi Paul Pogba pas asistimit të Bruno Fernandesit në minutën e 58’.

Pas kësaj fitoreje Manchester United mbetet në vendin e pestë me 58 pikë, vetëm një pikë më pak se Leicesteri që pozicionohet në vendin e katërt.

Aston Villa pas kësaj humbje mbetet në vendin e parafundit me 27 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.