Manchester United dhe Real në garë për Haalandin

Erling Haaland iu bashkua Borussia Dortmundit, në afatin kalimtar të janarit nga RB Salzburg për 20 milionë euro.

Norvegjezi ka kontratë deri në vitin 2024 me Dortmundin, por falë formës së lartë kanë shfaqur interesim skuadra të mëdha europiane për të.

Gazeta e njohur spanjolle “ESPN”, shkruan se për Haalandin kanë hyrë në garë Real Madridi dhe Manchster United.

United dhe Real, do të kenë një përballje të drejtpërdrejt në afatin kalimtar të verës për 19 vjeçarin.

Haaland i ka shënuar 12 gola në 11 ndeshje për Dortmundin.