Manchester United bën gati 120 milionë euro për Milinkovic – Savicin

Manchester United e ka identifikuar zëvendësuesin e Paul Pogbës.

Sergej Milinkovic – Savic, pritet të transferohet në Old Trafford në afatin kalimtar të verës.

Mesfushori serb, shihet si zëvendësues ideal i francezit.

Sipas, gazetës franceze “FootMercato”, Manchester Unitedit do t’i bëj gati 120 milionë euro për 25 vjeçarin.

Lazio tashmë ka refuzuar ofertën prej 110 milionë eurove nga Unitedi për Savicin.

Savic shihet si njëri prej mesfushorëe më premtues në futbollin europian, duke bërë paraqitje fantastike me Lazion në Serie A.