Manchester City vazhdon me fitore, mposht Arsenalin (VIDEO)

Manchester City ka vazhduar me fitore duke e mposhtur Arsenalin në shtëpi me rezultat 0-1, në kuadër të xhiros së 25-të në Premierligë.

Raheem Sterling e shënoi golin e fitores në minutën e 2’ pas asistimit të Mahrezit.

Pas kësaj fitoreje Manchester City pozicionohet në vendin e parë me 59 pikë, 10 më shumë se Leicesteri në vendin e dytë.

Kurse, Arsenali mbetet në vendin e 10-të me 34 pikë.