Manchester City shënon fitore minimale ndaj Aston Villës

Manchester City ka shënuar fitore minimale me rezultat 1-2 ndaj Aston Villës, ndeshje e vlefshme për xhiron e 32-të në Premierligë.

Ndeshjen e nisën furishëm vendasit duke kaluar në epërsi me McGinnin në minutën e 1’

City e barazoi rezultatin në minutën e 22’ me Phil Fodenin.

Për 1-2, shënoi mesfushori spanjoll Rodri në minutën e 40’.

Manchester City mbeti me një lojtar më pak në minutën e 44’ pasi mbrojësi Stones u ndëshkua me karton të kuq.

Në minutën e 57’ Cash i Villës u ndëshkua me karton të kuq.

Pas kësaj fitoreje Manchester City pozicionohet në vendin e parë me 77 pikë.

Kurse, Aston Villa në vendin e 11-të me 44 pikë.