Manchester City nis bisedimet me Barcelonën për Sergi Roberton

Kampioni i Premierligës, Manchester City është në kërkim të një mbrojtësi të krahut.

Sipas gazëtës “SPORT”, City ka nisur bisedimet me Barcelonën për mbrojtësin e krahut të djathtë Sergi Roberto.

Roberto pritet të largohet nga Barcelona për shkak se nuk po gjen hapësira në formacionin startues nën drejtimin e Ronald Koeman.

29 vjeçarit i skadon kontrata në vitin 2022 dhe pritet të largohet nga Barcelona.

Sergi Roberto është duke i konsideruar ofertat që vijnë në drejtim të tij.