Manchester City mposhtet nga Brightoni

Manchester City ka pësuar humbje me rezultat 3-2, nga Brightoni, ndeshje e vlefshme për xhiron e 37-të në Premierligë.

Kjo humbje nuk i prishë punë Cityt, pasi tashmë janë shpallur kampion të Premierligës për sezonin 2020/2021.

Ndeshja nisi ma mirë për Cytin, duke kaluar në epërsi në minutën e 2’ me Ilkay Gundoganin.

Punët u vështirësuan për skuadrën e Pep Guardiolës, pasi Joao Cancelo u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 10’.

City e dyfishoi epërsinë në minutën e 48’ me Phil Fodenin.

Trossard e ngushtoi epërsinë në minutën e 50’.

Webster shënoi për 2-2, në minutën e 72’.

Mbrojtësi Dan Burn shënoi golin e fitores në minutën e 76’.

Pas kësaj fitoreje Manchester City pozicionohet në vendin e parë me 83 pikë një xhiro para përfundimit të kampionatit.

Kurse, Brightoni pozicionohet në vendin e 15-të me 41 pikë.