Manchester City mposht Realin dhe kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve (VIDEO)

Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 2-1, ndaj Real Madridit në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, duke u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat 4-2, pas dy ndeshjeve.

Raheem Sterling shënoi për 1-0, në minutën e 9’.

Rezultatin e barazoi Karim Benzema në minutën e 28’.

Golin e fitores për Cityn e shënoi Gabriel Jesus.

City në çerekfinale do të takohet me Lyonin.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.