Foto: Manchester City/Twitter

Manchester City mposht Liverpoolin në penalti

Manchester City fitoi kupën e “Community Shield” në penalti pasi mposhti Liverpoolin në Wembley.

Penalltia e Georginio Wijnaldum u prit nga portieri Claudio Bravo, përpara se Gabriel Jesus të shënonte penaltinë e fitores.

Takimi midis dy ekipeve angleze nuk zhgënjeu.

Koha e rregullt e kësaj ndeshje përfundoi me rezultat 1 me 1.

Raheem Sterling shënoi golin e avantazhit për Cityn në minutën e 12-të ndërsa lojtari i Liverpoolit, Matip barazoi në minutën e 77-të.