Foto: Manchester City/Twitter

Manchester City lëshon pikë ndaj Newcastle United

Kampioni në fuqi i Premier Ligës angleze, Manchester City ka lëshuar pikë në udhëtim ndaj Newcastle United, duke mbetur prapa liderit Liverpool.

Manchester City dhe Newcastle United  janë ndarë me barazim 2 me 2.

‘Qytetarët’ kanë kaluar të parë në epërsi në minutën e 22-të nga Sterling.

Golin e barazimit për Newstle United e ka shënuar Willems, 3 minuta më vonë.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1 me 1.

Në fillim të pjesës së dytë të dy rrjetat mbetën të paprekura deri pas minutës së 80-të.

Në minutën e 82-të, City kaloi në epërsi me golin e De Bruyne ndërsa 2 minuta pa përfunduar koha e rregullt, Shelvey barazoi rezultatin në 2 me 2.

Pas këtij barazimi, City ka grumbulluar 29 pikë, 9 pikë më pak se Liverpool e cila është duke u ndeshur me Brighton.