Manchester City kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Manchester City është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pas fitores me rezultat 1-2, në ndeshjen kthyese ndaj Borussia Dortmundit.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me Jude Belinghamin në minutën e 15’.

Mahrez e barazoi rezultatin në minutën e 55’.

Për 1-2, shënoi Phil  Foden një gol të bukur në minutën e 75’.

City kualifikohet në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 4-2, nga të dy ndeshjet.

Manchester City do të takohet në gjysmëfinale me Paris Saint-Germain.

Kjo është hera e parë për Manchester Cityn që kualifikohet në gjysmëfinale të kësaj gare.