Manchester City kualifikohet në çerekfinale të FA Cup

Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 1-3, ndaj Swanseas, në kuadër të 1/8 së finales në FA Cup.

Kyle Walker shënoi për 0-1, në minutën e 30’.

Për 0-2, shënoi Raheem Sterling në minutën e 47’.

Gabriel Jesus shënoi për 0-3 në minutën e 50’.

Vendasit e ngushtuan epërsinë në minutën e 77’ me Whittakerin.