Manchester City kampion i Premierligës

Manchester City është shpallur kampion edhe matematikisht pas humbjes së Manchester Unitedit nga Leicesteri.

Manchester City shpallet kampion i Premierligës për sezonin 2020/2021, tri xhiro para përfundimit të sezonit.

City pozicionohet në vendin  e parë me 80 pikë.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola shpallet kampion i Premierligës për herë të pestë në histori të klubit.

“Ky ka qenë një stinor dhe një titull i Premierligës si asnjë tjetër. Ka qenë më i vështiri. Ne gjithmonë do të mbajmë në mend këtë stinor për mënyrën se si e kemi fituar. Jam shumë krenar të jem trajner i këtyre lojtarëve”, ka thënë trajneri i Cityt, Pep Guardiola raporton BBC.