Manchester City fiton ndaj West Hamit

Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 2-1, ndaj West Hamit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 26-të në Premierligë.

Kjo ishte fitorja e 20-të radhazi për Manchester Cityn në të gjitha garat.

Ruben Dias shënoi për 1-0, në minutën e 30’.

Antonio i West Hamit e barazoi rezultatin në minutën e 43’ pas asistimit të Lingardit.

Golin e fitores për Cityn e shënoi Stones në minutën e 68’.

Pas kësaj fitoreje Manchester City pozicionohet në vendin e parë me 62 pikë, 13 pikë më shumë se Manchester Unitedi që gjendet në vendin e dytë.

Kurse, West Hami mbetet në vendin e katërt me 45 pikë.