Manchester City fiton me lehtësi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester City ka shënuar një fitore të lehtë ndaj West Hamit, me rezultat 2-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 26-të në Premierligë.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 30’ me mesfushorin spanjoll Rodri i cili shënoi me kokë pas asistimit të De Bruyne.

Në pjesën e dytë City e shënoi edhe një gol me De Bruyne për rezultatin 2-0, në minutën e 62’.

Pas kësaj fitoreje Manchester City pozicionohet në vendin e dytë me 54 pikë, 22 pikë më pak se Liverpooli që pozicionohet në vendin e parë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.