Manchester City fiton me lehtësi ndaj Fulhamit (VIDEO)

Manchester City ka shënuar një fitore të lehtë ndaj Fulhamit me rezultat 4-0, ndeshje e vlefshme për 1/16 e finales në FA Cup.

Punët për Fulhamin u përkeqësuan kur Tim Ream u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 6’.

Ilkay Gundogan i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 8’, nga penalltia.

Bernardo Silva e dyfishoi epërsinë në minutën e 19’.

Për 3-0, shënoi Gabriel Jesus në minutën e 72’.

Ishte përsëri sulmuesi brazilian Gabriel Jesus që shënoi për rezultatin 4-0.

Pas kësaj fitoreje Manchester City kualifikohet në 1/8 e finales në FA Cup.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.