Manchester City fiton me lehtësi ndaj Arsenalit (VIDEO)

Manchester City ka shënuar një fitore të lehtë ndaj Arsenalit, me rezultat 3-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 28-të në Premierligë.

Ndeshja nuk nisi mirë për Arsenalin, pasi iu lënduan Granit Xhaka dhe Pablo Mari.

Në minutën e 45+2’ Sterling i kaloi vendasit në epërsi duke e shfrytëzuar gabimin e David Luizit.

De Bruyne e dyfishoi epërsinë e Cityt nga penalltia, të cilën e shkaktoi David Luiz duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Foden shënoi për 3-0 në fundin e ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje Manchester City mbetet në vendin e dyë me 60 pikë, 22 pikë më pak se Liverpooli.

Kurse Arsenali mbetet në vendin e nëntë me 40 pikë,

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.