Manchester City e mposht Realin në “Santiago Bernabeu” (VIDEO)

Manchester City ka shënuar një fitore të vështirë ndaj Real Madridit, me rezultat 2-1, në “Santiago Bernabeu”, në kuadër të ndeshjes së parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Pjesën e dytë madrilenët e nisën më mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi me Iscon në minutën e 60’.

City e barazoi rezultatin në minutën e 78’ me Gabriel Jesusin.

Në minutën e 83’ De Bruyne i kaloi msysafirët në epërsi.

Për vendasit u përkeqësuan punët më shumë pas përjashtimit të Ramosit me karton të kuq në minutën e 86’.

Ndeshja e kthimit Manchester City – Real Madrid, luhet me 17 mars.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.