Manchester City e mposht Evertonin në shtëpi të vet (VIDEO)

Manchester City e ka mposhtur Evertonin me rezultat 3-1, në shtëpinë e vet në kuadër të xhiros së shtatë në Premierligë.

City kaloi në epërsi në minutën e 24’ me Gabriel Jesusin.

Everton e barazoi rezultatin me Calvert – Lewin në minutën e 33’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1.

Në pjesën e dytë Manchester City, i shënoi dy gola për rezultatin 3-1.

Mahrez në minutën e 71’ për 2-1 dhe Sterling në minutën e 84’ për 3-1.

Pas kësaj fitoreje City mbetet në vendin e dytë me 16 pikë.

Për t’i parë golat klikoni KËTU.