Manchester City e fiton derbin e xhiros së 13 në Premierligë ndaj Chelseas (VIDEO)

Manchester City ka shënuar fitore të vështirë ndaj Chelseas me rezultat 2-1, e vlefshme për xhiron e 13-të në Premierligë.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me golin e Ngolo Kantes në minutën e 21’.

Vendasit e barazuan rezultatin në minutën e 29’ me Kevin De Bruyne.

Golin e fitores e shënoi Riyad Mahrez në minutën e 37’ pas asistimit të Rodrit.

Pas kësaj fitoreje Manchester City pozicionohet në vendin e tretë me 28 pikë.

Kurse Chelsea në vendin e katërt me 26 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.