Manchester City e demolon Aston Villan, shkëlqen Aguero (VIDEO)

Manchester City ka shënuar një fitore të thellë ndaj Aston Villas, me rezultat 6-1, në kuadër të xhiros së 22-të në Premierligë.

Në këtë ndeshje shkëlqyen Sergio  Aguero me tre gola dhe Mahrez me dy gola.

Riyad Mahrez i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 18’.

Ishte përsëri Mahrez që shënoi për 2-0.

Për rezultatin 3-0, shënoi Sergio Aguero në minutën e 28’.

Gabriel Jesus e kompletoi pokerin e Cityt në pjesën e parë duke shënuar në minutën e 55+1’ për 4-0.

Në pjesën e dytë Aguero i shënoi dy gola në minutat 57’ dhe 81’ për rezultatin 6-0.

Aston Villa golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi me El-Ghazin në fundin e ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje Manchester City pozicionohet në vendin e dytë me 47 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!