Manchester City dhuron spektakël ndaj Club Brugges

Manchester City ka shënuar fitore me rezultat të thellë 1-5 ndaj Club Brugges, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Joao Cancelo e hapi serinë e golave duke shënuar për 0-1 në minutën e 30’.

Riyad Mahrez shënoi për 0-2 në minutën e 43’.

Si në pjesën e parë edhe pjesa e dytë i takoi anglezëve.

Kyle Ëalker shënoi për 0-3 në minutën e 53’.

Për 0-4 shënoi Palmer në minutën e 67’.

Vendasit e shënuan golin e nderit me Vanaken në minutën e 81’.

Për rezultatin përfundimtar shënoi përsëri Riyad Mahrez në minutën e 84’.

Pas kësaj fitoreje Manchester City pozicionohet në vendin e parë me gjashtë pikë në Grupin A.

Kurse, Brugge mbetet në vendin e tretë me katër pikë.