Manchester City bën gati 80 milionë euro për Iscon

Real Madrid mund të mbetet pa mesfushorin spanjoll, Isco në afatin kalimtar të verës.

Siç raporton, Don Balon, Manchester City është i gatshëm që të hyj në negociata me Realin për transferimin e mesfushorit spanjoll.

Pep Guardiola e admiron mesfushorin spanjoll dhe dëshiron me çdo kusht që ta sjellë në Premierligë.

City duhet t’i paguaj Realit 80 milionë euro për ta bërë të vetin iscon.

Isco në këtë sezon ka pasur hapësira të pakta në Real, duke i bërë vetëm 16 paraqitje në La Liga.