Malisheva reagon ndaj anulimit të golit dhe referimit

Sot është zhvilluar ndeshja derbi ndërmjet Arbërisë së Lipjanit dhe Malishevës, të cilën e fituan vendasit me rezultat 1-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 20-të në Ligën e Parë.

Pas ndeshjes, klubi futbollistik Malisheva ka lëshuar një komunikatë për media në faqen e saj zyrtare, duke shkruar se u dëmtuan në ndeshjen ndaj Arbërisë.

Malisheva shkruan se në këtë ndeshje janë dëmtuar nga gjyqtari Fitim Sadriu dhe anësori Flurim Jakupi.

Klubi i Malishevës ka publikuar pamjet nga goli i shënuar të cilin e ka anuluar asistenti Flurim Jakupi për pozicion jashtë loje.

Po ashtu, përveç anulimit të golit, gjyqtari Fitim Sadriu, i ka ndëshkuar mysafirët me dy kartona të kuq.

Malisheva në komunikatë, kanë kërkuar nga FFK-ja, që të merren masa ndaj referëve.

Më poshtë mund të shihni reagimin e plotë të FC Malishevës:

Kryesia e FC Malisheva, pas referimit skandaloz në ndeshjen e sotme me Arbërinë, lëshon këtë :

KOMUNIKATË

FC Malishevës, pa fije turpi ju mohua dhe u “Vjedh”fitorja nga referët Fitim Sadriu, Flurim Jakupi

Reagojmë dhe protestojmë ashpër kundër referimit më tepër se skandaloz të referëve të sipërshënuar, në ndeshjen e sotme që FC Malisheva e zhvilloj si mysafire e Arbërisë.
Gjatë gjithë ndeshjes futbollistët tanë treguan lojë dukshëm më cilësore se sa kundërshtari, duke krijuar një mori rastesh shënimi për gol. Madje, futbollistët tanë pas një aksioni të organizuar mirë, arritën të shënojnë gol por pa asnjë arsye goli i rregullt u anulua. Gjyqtari kryesor i ndeshjes në bazë të veprimeve dhe vendimeve të marra në fushë, hapur vërehej se fituesi i këtij takimi ishte i përcaktuar dhe fati i ndeshjes ishte në duart e tij.
Shpërndante kartona të verdhë e madje edhe dy të kuq duke ndikuar në rrjedhën normale të ndeshjes.
Angazhimi dhe djersa e lojtarëve malishevas sot, shkoj huq vetëm pse këtë e donin gjyqtarët e ndeshjes.
Përmes kësaj komunike, shprehim gjithë mospajtimin tonë duke kërkuar nga autoritetet zyrtare të Federatës së Futbollit që urgjentisht të ndërmarrin masa ndaj këtyre referëve, të hapet procedurë disciplinore ndaj tyre dhe të merret vendim meritor në bazë të provave dhe inçizimeve që ne mund të ju ofrojmë.
Mos e mohoni djersën e futbollistëve tanë ,
Mos lejoni që referimi të bëhet faktor që vendos rezultatet e ndeshjeve,
Mos na i largoni njerëzit e vullnetit të mirë dhe sportdashës që japin donacion paratë e tyre për ta avancuar futbollin kosovar.
Sepse, kësisoj me referime të tilla skandaloze , askush nuk do të investoj në sport dhe për pasojë futbolli mbetet pastaj në mëshirën e injorantëve, të paditurve siç ishin sot referët Sadriu, Jakupi.
#meReferaSkaSuperlig