Malisheva lidere e Ligës së Parë pas fitores ndaj Trepçës

Malisheva ka shënuar fitore me rezultat 1-0, ndaj Trepçës, në kuadër të Ligës së Parë të Grupit A.

Pas kësaj fitoreje Malisheva pozicionohet në vendin e parë me 23 pikë, tri më shumë se Onixi që pozicionohet në vendin e dytë.

Liria dhe Onixi i ndajtën pikët duke barazuar me rezultat 0-0.

Më poshtë mund t’i shihni të gjitha rezultatet e Ligës së Parë të Grupit A:

Grupi A

Liria – Onix 0-0
Vushtrria – Istogu 0-1
Drenasi – Dukagjini 2-2
Vëllaznimi – A&N 0-1
Malisheva – Trepça 1-0